Hyrje
   
Konkurrentėt
   
Organizimi
   
Informacione
   
Intervistat
   
Lajme
   
Shqiperia
   
Sponsors
   
Galeri
 
17-11-2011

Loja e Trete: Hou Yifan merr kryesimin


 Pas 2 lojeve te para ne barazim vjen fitorja e pare.I takon shahistes kineze Hou Yifan me merite sepse me te zezat arriti te zgjidhe me perpikmeri problemet pas hapjes dhe te beje levizje te sakta njera pas tjetres deri ne perfundim.Loja filloi ne variantin e gambitit te refuzuar te dames,sistemi Ragozin. Pas levizjes se 17 te te ziut 17)...Fe6 u arrit nje pozicion qe ishte objekt vleresimesh dhe komentesh te ndryshme nga shahistet ne salle.I bardhi me 4 ushtare te izoluar cuditerisht kishte nje pozicion me te favorshem se i ziu me strukture te ushtaresh me te rregullt. Koneru ka iniciativen dhe "dergon" figurat ne kampin e mbretit te zi si cdo shahist qe do te donte te shfrytezonte dobesine e ushtareve h6 dhe g5. Vjen rradha e kinezes te veje ne zbatim planin e saj dhe kete e ben me ane te 5 levizjeve te njepasnjeshme te forta qe ja "kthejne" lojen nga pozicione mbrojtese ne sulmuese. Koneru nuk arriti te koordinoje forcat sic  pranoi dhe vete ne konferencen per shtyp pas lojes "Kisha nje pozicion te mire,por nuk arrija te gjeja levizje te mira". Pas levizjes 24)...Kxe5 pozicioni eshte shume me mire per te ziun. Tashme eshte shahistja Yifan ajo qe ka iniciativen dhe kete e realizon lehte pa u futur ne zgjidhje taktike. Koneru ka humbur rastin e saj me te mire,luan ne menyre pasive dhe nuk arrin te rezistoje. Dorezohet ne levizjen e 37. Yifan triumfon ne saje te lojes korrekte. Shpresojme qe dhe sot te shohim 1 ndeshje spektakel te ketij niveli.